Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Peripecitë e lindjes së metrit: dhurata e pazëvendësueshme e Revolucionit Francez për botën

by te Sheshi
25/09/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
Peripecitë e lindjes së metrit: dhurata e pazëvendësueshme e Revolucionit Francez për botën

Bëhet fjalë për një nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë njerëzore, që ndikon gjithçka: që nga inxhinieria e deri tek tregtia ndërkombëtare dhe sistemet politike.

Në fasadën e ministrisë së Drejtësisë në Paris, sapo të zbret syri nën dritaren e katit përdhes, ndodhet një raft prej mermeri i gdhendur me një vijë horizontale dhe fjalën “Metër”. Pothuajse nuk vihet re në pallatin madhështor “Vendôme”: në fakt, nga të gjithë turistët në shesh, mund të jenë dy ose tre që ndalojnë edhe e marrin në konsideratë. Por ky raft është një prej të fundit të mbetur të “etalonëve të metrit” (vijat standarde të metrit) që u vendosën në të gjithë qytetin më shumë se 200 vjet më parë në një përpjekje për të zbatuar një sistem të ri universal të matjes.

Përpara Revolucionit Francez, të paktën 250 mijë njësi të ndryshme matjeje përdoreshin në gjithë Francën.

“Matja është një prej gjërave më banale dhe të zakonshme, por në fakt është prej atyre gjërave që ne i konsiderojmë të ditura e që janë më interesante e pas vetes kanë histori nga më kundërthënëset”, thotë Dr Ken Alder, profesor historie në universitetin Northwestern dhe autor i librit “Matja e të gjitha gjërave” një botim për krijimin e metrit.

Ne nuk e vëmë re matjen e gjërave në përgjithësi për shkak se është e njëjtë kudo që shkon. Sot, sistemi metrik, që u krijua në Francë, është sistemi zyrtar i matjes në çdo vend të botës përveç tre prej tyre: Shtetet e Bashkuara, Liberia dhe Mianmar, njohur edhe si Burma. Dhe, madje edhe në këto vende, sistemi metrik përdoret ende për qëllime si tregtia globale. Por, imagjinojmë një botë ku sa herë udhëton, të duhet të përdorësh versione të ndryshme të matjes, ashtu si bëjmë me monedhat. Kjo ishte bota përpara Revolucionit Francez në fund të shekullit të 18-të, kur peshat dhe masat varionin jo vetëm nga njëri komb në tjetrin por edhe po ashtu, edhe brenda vendeve. Vetëm në Francë, vlerësohet se në atë kohë ekzistonin të paktën 250 mijë njësi të ndryshme peshash dhe matjesh.

Revolucioni Francez e ndryshoi gjithë këtë. Gjatë viteve të vrullshme 1789-1799, revolucionarët kërkuan jo vetëm të përmbysin politikën duke marrë pushtetin nga monarkia dhe kisha, por po ashtu ata në thelb ndryshuan shoqërinë duke hedhur poshtë tradita dhe zakone të vjetra.

Vija e gjatësisë së përdorur për të caktuar gjatësinë e metrit kalon përmes qendrës së Observatorit të Parisit.

Në këtë përpjekje, ata paraqitën mes të tjerash, Kalendarin Republikan në vitin 1793, që solli ditët 10-orëshe, me 100 minuta çdo orë dhe 100 sekonda për minutë. Përveç largimit të ndikimit fetar nga kalendari, duke e bërë të vështirë për katolikët që të shënonin të dielat dhe ditët e shenjtorëve, kalendari përputhej me qëllimin e qeverisë së re për të zbatuar decimilizimin në Francë. Por, ndërsa koha decimale nuk ngjiti, sistemi i ri dhjetor i matjes, që është baza e metrit dhe kilogramit, mbetet mes nesh edhe sot e kësaj dite.

Detyra e hartimit të një sistemi të ri matjeje u ishte dhënë mendimtarëve shkencorë Të Iluminizmit, më me ndikim të vendit. Këta shkencëtarë donin të krijonin një grup të ri e uniform rregullash të bazuar mbi arsyen sesa mbi traditat apo autoritetet lokale. Kështu, që u vendos që metri të bazohej pastërtisht në natyrë. Duhet të ishte një e milionta e distancës nga Poli i Veriut në Ekuator.

Vija e gjatësisë që vinte nga poli në Ekuator e që do të përdorej për të përcaktuar gjatësinë e standardit të ri ishte meridiani i Parisit. Kjo vijë ndërpritej me qendrën e ndërtesës së Obseravtorit të Parisit dhe shënohet më një brez tunxhi që qëndron në dyshemenë prej mermeri të dhomës së Meridianit.

Edhe pse Observatori i Parisit aktualisht nuk është i hapur për publikun, mund të gjurmohet linja e meridianit përmes qytetit duke kqyryr për disqe të vegjël bronci në tokë me fjalën ARAGO mbi to, të instaluara nga artisti holandez, Jan Dibbets në vitin 1994 si memorial për astronomin francez François Arago. Kjo është vija që dy astronomët ndoqën nga Parisi për të nisur matjet në vitin 1792.

Panteoni i Parisit dikur mbante masat e vjetra të peshës dhe matjes të dërguara nga e gjithë Franca.

Jean-Baptiste-Joseph Delambre udhëtoi në veri drejt Dunkirk ndërsa Pierre Méchain udhëtoi në jug drejt Barcelonës.

Duke përdorur pajisjet më të fundit dhe procesin matematikor të triangulimit për të matur harkun e meridianit midis këtyre dy vendndodhjeve në nivelin e detit, dhe më pas duke llogaritur distancën midis Polit të Veriut dhe ekuatorit përmes shtrirjes së harkut në një elips, dy astronomët synonin të takoheshin sërish në Paris për të hartuar standardin e ri universal të matjes brenda vitit. Por doli që për këtë u deshën shtatë vjet.

Ashtu si e detajon Dr Alder në librin e tij, matja e këtij meridiani gjatë një periudhe të trazirave të mëdha të kohës politike dhe sociale dëshmoi të ishte një sipërmarrje epike. Dy astronomët vazhdimisht përballeshin me dyshime dhe armiqësi, ata fituan dhe humbën favoret e shtetit dhe madje, u plagosën gjatë punës që përfshinte edhe ngjitjen e pikave të larta si majat e kishave.

Panteoni, që së pari u porosit nga mbreti Louis XV që të ishte një kishë, u shndërrua në stacionin gjeodezik në Paris nga i cili mateshin pikat në qytet. Sot ai shërben si mauzole për heronjtë e republikës, si Voltaire, René Descartes dhe Victor Hugo. Por, më parë, shërbente si një lloj tjetër mauzoleu – një depo për të gjitha masat e vjetra të peshës dhe matjes që ishin dërguar nga qytete të ndryshme në gjithë Francën në pritje të sistemit të ri.

Sistemi metrik ishte i nevojshëm për të krahasuar njohuritë industriale dhe shkencore.

Por, pavarësisht mjeshtërisë teknike dhe punës së madhe që iu desh astronomëve, askush nuk dëshironte të përdorte sistemin e ri.

Autoritetet e Parisit ishin aq të dëshpëruara nga refuzimi i publikut për të hequr dorë prej masave të vjetra të matjes, saqë dërguan edhe inspektorë policie në tregje për të përforcuar zbatimin e sistemit të ri. Me gjasa, në vitin 1812, Napoleoni e braktisi sistemin metrik: edhe pse mësohej ende në shkolla, ai i lejoi gjerësisht njerëzit të përdornin çfarëdolloj mase matjeje që pëlqenin derisa sa sistemi u riinstalua në vitin 1840. Sipas Dr Alder, “U desh një spektër kohor prej gati 100 vjetësh përpara se pothuajse gjithë populli francez të niste ta përdorte”.

Kjo nuk ndodhi vetëm për shkak të këmbënguljes së shtetit. Franca po përparonte shpejt në revolucionin industrial: bërja e hartave kërkonte përpikmëri më të madhe për qëllime ushtarake dhe në vitin 1851, u zhvillua i pari panair Botëror, ku kombet paraqitën dhe krahasuan njohuritë e tyre industriale dhe shkencore. Sigurisht, ishte me zarar ta bëje këtë nëse nuk kishe masa matjeje të qarta e standarde, si metri apo kilogrami. Për shembull, kulla Eifel u ndërtua për panairin Botëror të vitit 1889 në Paris dhe 324 metrat e saj e bënin ndërtesën më të lartë të ndërtuar një njeriu, në atë kohë.

Të gjitha këto u bënë bashkë për të sjellë në jetë një nga institucionet më të vjetra të botës: Byronë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave.

Së pari i ngritur për të ruajtur standardet ndërkombëtare, institucioni promovon uniformitetin e shtatë njësive ndërkombëtare të matjes: metrit, kilogramit, sekondës, amperit, kelvinit, molit dhe kandelës. Aty ndodhen shufrat standarde të metrit prej platiniumi që u përdorën për të kalibruar kopjet që më pas u nisën në disa kryeqytete.

Byroja strehon metrin standard origjinal dhe kilogramin standard origjinal.

Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave promovon uniformitetin e njësive ndërkombëtare të matjes.

Ndërtesa në Sèvres po ashtu strehon kilogramin origjinal që qëndron nën tre kavanoza në një kasafortë nëntokësore dhe që mund të aksesohet vetëm duke përdorur tre çelësa të ndryshëm, nga tre individë të ndryshëm.

Ashtu si dhe projekti meridian në shekullin e 18-të, caktimi i matjeve vijon të jetë një prej sfidave më të rëndësishme dhe të vështira. Ndërsa shëtit nëpër Paris mjaft të sjellësh në mend përdorimet: makineritë që përdoren në ndërtim, tregtia në qytet, sasia e saktë e ilaçeve, apo e radiacionit për terapitë kundër kancerit.

Ajo që nisi me metrin formoi bazën për ekonominë moderne dhe e drejtoi atë në globalizim, ndërsa mundësi projekte inxhinierike të saktësisë së lartë dhe vazhdon të jetë thelbësor për shkencën dhe kërkimet, progresin dhe të kuptuarit e universit.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Nga Redi SHEHU: Është thjesht vetëm një lëng

Nga Redi SHEHU: Është thjesht vetëm një lëng

Ish-kryeministrit francez Manuels Valls, shpall ambicien: drejt Barcelonës si kryebashkiak

Ish-kryeministrit francez Manuels Valls, shpall ambicien: drejt Barcelonës si kryebashkiak

Erdogan për Reuters: ekonomia turke, asnjë lidhje me fatin e priftit Brunson

Erdogan për Reuters: ekonomia turke, asnjë lidhje me fatin e priftit Brunson

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni