Kryeministri Rama ka reaguar sërish ndaj përgjimeve të reja nga Bild, në një formë sfiduese, duke i pranuar ato – të tijat personale me personin Arben Keshi – e duke thënë se një të tillë do e bënte sërish po t’i jepej rasti.
“Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama. /tesheshi.com/