Dy hoxhallarë të njohur të Kosovës, doktor Shefqet Krasniqi, si dhe Fatmir Latifi, ky i fundit i njohur si pajtues gjaqesh, janë angazhuar për të pajtuar gjaqet e dy familjeve që së fundi përgjakën Prishtinën me një shkëmbim zjarri mes tyre, me pasojë dy të pajetë. Fjala është për familjet Mehmeti dhe Rafuna.
Njoftimi për angazhimin e tyre, duke vizituar fillimisht të dy familjet, është bërë në faqen e FB të hoxhë Krasniqit
“Sot gjatë ditës, hoxhë Shefqet Krasniqi dhe hoxhë Fatmir Latifi me bashkëpunëtorë,vizituan dy familjet e prekura nga gjakderdhja e javës së kaluar në lagjen Mati 1 – Prishtinë.
Me këtë rast familjeve ju shprehën ngushëllime dhe i lutën që t’i ulin tensionet, të pendohen për veprën e bërë dhe të mundohen bashkërisht me dal prej kësaj gremine sa ma shpejtë, duke ja shtrirë dorën e pajtimit njëri tjetrit dhe duke u zotuar se më nuk do të përsëriten gjëra të tilla.
Hoxhollarët i falënderuan familjarët për mikpritje dhe shprehën gatishmëri për me ec në këtë drejtim deri sa të vijë tek pika e fundit, pajtimi”. /tesheshi.com/