Një tunizian 21-vjeçar, i quajtur Brahim Aoussaoui, është identifikuar si njeriun që ekzekutoi tre persona në Nice në Francës, e ndodhur kjo nën atmosferën e rënduar të një përplasjeje mes Parisit zyrtar dhe botës islame, në lidhje me rishfqjen e karikaturave irrituese të Sharlie Hebdo, të cilat synojnë goditjen e personalitetit të Profetit Muhamed.
Një burim nga Ministria e Brendshme Italiane tha se Aouissaoui erdhi në Evropë për herë të parë në ishullin italian të Lampedusas.
Pas sulmit, 4,000 ushtarë të tjerë u angazhuan për të mbrojtur kishat dhe shkollat.
Franca ka ngritur paralajmërimin e sigurisë kombëtare në nivelin më të lartë.
“Franca është nën sulm”, tha Presidenti Emmanuel Macron.
Duke folur në vendin e sulmit, udhëheqësi francez tha se Franca u sulmua “për shkak të vlerave të saj, aspiratave për liri dhe mundësisë për të pasur liri fetare në tokën e saj”.
“Sot, unë e bëj të qartë përsëri: ne nuk do të dorëzohemi”. /tesheshi.com/