Aktivistet e lëvizjes Vetëvendosje protestuan ndaj autoriteteve në komunën e Mitrovicës duke e ngjyrosur me të kuqe godinën e komunës. Ata raportohet se janë ndeshur me reagimin e forcave të rendit, ku ka pasur edhe përleshje.
Ndërkaq, burime policore thonë se dy makina të qeverisë janë djegur në 48 orët e fundit në parkingjet qeveritare në Prishtinë.
Makina e parë është djegur në oborrin e Rilindjes ndërsa tjetra mëngjesin e 27 Gushtit në ndërtesën përpara ish-gjykatës themelore në Prishtinë.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për KALLXO.com se për dy djegiet janë hapur procedime për pasoja në rrezik të përgjithshëm. /tesheshi.com/