Dënimit të shqiptuar nga FIFA i erdhi fundi dhe tani klubi katalanas mund të inkuadrojë futbollistët të cilët i kishte blerë në merkaton e verës. Institucioni më i lartë i futbollit kishte dënuar klubin blaugrana që nga vera e vitit 2014, duke mos e lejuar të ndërhyjë në merkato.
Dy ardhjet e fundit, Arda Turan dhe Alex Vidal, tashmë kanë të drejtë loje pas gjashtë muajve ndalese. Dhe me t’u hapur zyrtarisht afati kalimtar i janarit, dy futbollistët do jenë të gatshëm për Luis Enriquen.
Edhe pse ishin të pezulluar në tri afate kalimtare për të mosnënshkruar me futbollistë të rinj, Barcelona tregoi superfuqinë e saj duke fituar pesë tituj, në mesin e të cilëve edhe Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për klube. /tesheshi.com/