Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin12 vite burg Gate Mahmutaj, personi që akuzohet si kreu i grupit kriminal që i bënte rezistencë me armë policisë gjatë operacionit anti-kanabis në Lazarat, dy vite më parë.
Krahas Gate Mahmutaj u dënua edhe Matjas Boçaj me 7 vite e katër muaj burg.
Po ashtu, Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 17 vjet burg Arjan Bashën, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ai do të vuajë 11.4 vite burg.
Edhe Ramadan Basha do të vuajë 8 vite burg me gjykim të shkurtuar. Vandam Mahmutaj u dënua me 7 vjet burg, me gjykim të shkurtuar e do të vuajë 4.8 vite burg. /tesheshi.com/