Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përfshirja e Kosovës në rrjetin e gazit përmes Shqipërisë i ndihmon zhvillimit ekonomik

by te Sheshi
15/12/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Përfshirja e Kosovës në rrjetin e gazit përmes Shqipërisë i ndihmon zhvillimit ekonomik

Nga Bashkim Kastrati

Kosova do të përfshihet në një projekt të madh në fushën e energjisë, që do të ndikonte shumë në zhvillimin ekonomik. Degëzimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, përmes projektit të gazit – TAP, i njohur tashmë si ALKOGAP, është ndër prioritetet e Qeverisë së Shqipërisë. Kështu ka deklaruar ministri i Energjisë e Industrisë së Shqipërisë Damian Gjiknuri.

Gjithashtu  lidhjen e Kosovës me gazsjellësin TAP përmes degëzimit e ka shpallur si prioritet edhe kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të pjesës tokësore të gazsjellësit në Shqipëri, me 30 shtator të këtij viti.

Tashmë Qeveria e Shqipërisë e ka përmbyllur masterplanin e gazit dhe se ai së shpejti pritet të miratohet në qeveri.

Unaza e gazit përbën një seri të projekteve afatgjata në infrastrukturë, si në formën e tubacioneve të reja dhe ndërtimin e kapacitetit të ri. Kostoja e vlerësuar kapitale arrin në afër 1 miliard dollarë amerikane.

Unaza e gazit mëton të lidh shtatë vendet e rajonit që kryesisht karakterizohet me treg dhe infrastrukturë jo mjaftueshëm të zhvilluar në Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni ose që mungon plotësisht si në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Njohësit e fushës së ekonomisë në vazhdimësi e kanë konsideruar si një mangësi të madhe në të bërit biznes dhe në zhvillimin ekonomik në përgjithësi moszhvillimin në fushën e energjisë. Prandaj zbatimi i këtij projekti konsiderohet si një shtytje e madhe në këtë drejtim

Ministrat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi në shtator 2007 kishin nënshkruar në Zagreb projektin e gazsjellësit Jon-Adriatik.

Sipas marrëveshjes , meqë rrjeti i gazit të Shqipërisë do të lidhej me atë të Greqisë, dhe më pas parashihet ndërtimi i një kanali nga Fieri për në Itali dhe kështu do të bëhej lidhja e gazit rus dhe kaspik me tregun euro-perëndimor, vlerësohet e nevojshme për tregun dhe e përshtatshme me kushtet e ambientit që ky rrjet të shtrihet edhe në shtetet tjera të Ballkanit.

Ministrat thoshin se ky gazsjellës “është një prioritet i jashtëzakonshëm”. Madje, ata parashohin, se rrjeti mund të lidhet pastaj edhe me ata në Slloveni e Hungari. Ky projekt konsiderohet si pjesë e Unazës së Gazit të Komunitetit të Energjisë, një trup tjetër i BE-së, që ka të bëjë me gazifikimin e tërë rajonit, propozuar nga Banka Botërore.

Kosova ka nevojë të madhe për këtë projekt

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se në lidhje me këtë projekt të madhe duhet falënderuar Qeverinë e Shqipërisë që e ka përfshirë edhe Republikën e Kosovës në rrjetin e projektit TAP.

Ai thotë se bizneset kosovare dhe qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një kosto më të lirë të furnizimit me lëndë djegëse si për biznese ashtu edhe për përdorim familjar pasi që dihet se në Kosovë ka mungesë të theksuar të energjisë elektrike sidomos në largësi gjeografike nga KEDS.

“Barrierat dhe pengesat me të cilat përballen bizneset gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre ditore përbëjnë aspekte të ndryshme dhe janë të llojllojshme. Ndër vështirësitë më të shpeshta me të cilat ballafaqohen bizneset në aktivitetin e tyre ditore operacionale është rryma elektrike, infrastruktura e keqe, konkurrenca jo lojale, mungesa e sundimit të ligjit, si dhe niveli i lartë i taksave”, thotë Beqiri.

Ai mendon se një nga kushtet esenciale për funksionimin normal të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është furnizimi i bollshëm me energji elektrike. Sipas tij, mungesa e furnizimit me energji elektrike ka penguar në masë të madhe konkurrencën e ekonomisë kosovare.

“Pothuajse të gjitha anketat e bëra me biznese kanë identifikuar furnizimin e pasigurt të energjisë elektrike si njërën prej pengesave kryesore në zhvillimin e tyre. Republika e Kosovës ballafaqohet me reduktime të rrymës, përderisa qëndron në rezervat e treta të linjitit në Evropë”, theksoi Beqiri.

Ai thotë se edhe më tutje mbesin sfida të mëdha për t’u adresuar në lidhje me implementimin e ligjeve dhe politikave të energjisë, duke përfshirë zbatimin e pagesave të rrymës, menaxhimin e kërkesës duke harmonizuar tarifat me koston dhe krijimin e kushteve për investime të jashtme në industrinë e energjisë së Kosovës si bazë për zhvillim ekonomik.

“Thënë shkurt është i mirëseardhur një projekt i tillë, në Kosovë bukur shumë përdoret kjo lëndë djegëse andaj do të ulë edhe më shumë koston familjar dhe atë të bizneseve”, u shpreh Beqiri. /tesheshi.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Next Post
5 këshilla nga çifti që udhëtoi nëpër botë me 24 euro në ditë

5 këshilla nga çifti që udhëtoi nëpër botë me 24 euro në ditë

Kremlini i cilëson të qenësishme bisedimet mes Erdoganit dhe Putinit për evakuimin e civilëve nga Halepi

Kremlini i cilëson të qenësishme bisedimet mes Erdoganit dhe Putinit për evakuimin e civilëve nga Halepi

Nga Gurakuç KUÇI*: Muri dhe tendenca për poshtërimin e ndërkombëtarëve nga Serbia

Nga Gurakuç KUÇI*: Muri dhe tendenca për poshtërimin e ndërkombëtarëve nga Serbia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni