Çfarë në të vërtetë mund të bëjë një oqean i tërë për trupin tonë? Thuhet se uji i detit është shumë i mirë për trupin dhe largon të gjitha problemet.
E pra, le të nisemi nga baza. Ne jemi të përbërë nga uji. Trupi jonë përbën rreth 2/3 e ujit dhe i vetmi mineral që mund të konsumojmë është kripa. Ne kemi elementet e detit brenda trupit tonë, kështu që notimi në ujë na ndihmon tejmase. Ja disa nga përparësitë:
Uji i detit është trajtues shumë i mirë për fytyrën dhe aknet. Natriumi ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe ka efekt shumë pozitiv.
Uji i kripur shëron plagët dhe dëmtimet. Uji i detit përdoret si pastrues dhe dezinfekton plagët e marra.
Uji i kripur vepron si një shampo natyral. Kripa ndikon në thatësinë e flokëve, duke hequr vajrat e tepërta nga koka. Eliminon zbokthin dhe ka efekt si eksfoliant për lëkurën e kokës.
Pastron kanalet e hundës. Efekti i ujit të kripur ndikon në pastrimin e sekretit të hundës dhe liron rrugët e frymëmarrjes. Mjekët rekomandojnë pastrimin me ujë të kripur sepse ndihmon në zbutjen e mukusit dhe pastron sinuset tuaja.
Në fund, noti ne ujin e detit ndihmon të qëndroni vital. Ky është përfitimi më i madh i plazhit, pasi ju veni në lëvizje të gjitha pjesët e trupit që ndikojnë si një lloj stërvitje. /tesheshi.com/