Lionel Messi i mori kurorën e më të mirit të botës, por errësira u bë dhe më e thellë për Cristiano Ronaldo-n kur mësoi se statuja e tij në vendin e lindjes, Madeira, ishte përdhosur.
Disa persona të pandërgjegjshëm e kanë lyer statujën e tij me emrin dhe numrin që mban në shpinë rivali i tij i përbetuar, Lionel Messi.
Vetë futbollisti nuk ka reaguar në lidhje me këtë incident, por ka qenë familja e tij që e ka dënuar ashpër aktin.
“Në fakt, ky nuk është një turpërim për Cristiano-n, por i atyre që e kanë zili atë. Disa njerëz nuk mund ta përmbajnë veten, dhe e shprehin zemërimin në publik, ndërkohë që si qytetarë të këtij vendi po ndjehemi të trishtuar,” ka deklaruar e motra e futbollistit portugez, Katia Aveiro. /tesheshi.com/