Kryesia dhe Grupi Parlamentari i Lëvizjes Vetëvendosjes kanë filluar tashmë takimin e tyre të përbashkët për të diskutuar rreth problemeve në këtë parti.
Duke hyrë në selinë e VV-së janë parë edhe disa nga të dorëhequrit si: Visar Ymeri, Daradan Molliqaj, Donika Kadaj- Bujupi, Driton Çaushi, Shqipe Pantina e Dardan Sejdiu, ndërkaq nuk është parë tek merr pjesë në këtë mbledhje Aida Dërguti e i dorëhequri Faton Topalli.
Në takim ka ardhur edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili ka ardhur bashkë me Albin Kurtin, kandidati për kryetar të Lëvizjes.
Këto takime të VV-së pasojnë pas një varg dorëheqjesh nga kjo parti.
Mbetet të shihet nëse do arrihet një pajtim mes tyre apo të dorëhequrit përfundimisht do të largohen nga Vetëvendosje. /tesheshi.com/