Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përballjet qesharake në politikën shqiptare: Nga Dokle te Shkëlqim Meta, Kaubojsi e Habibi i Kosovës

by te Sheshi
30/01/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Përballjet qesharake në politikën shqiptare: Nga Dokle te Shkëlqim Meta, Kaubojsi e Habibi i Kosovës

Nga Ermir Hoxha

Këto ditë, opinioni  në Shqipëri u argëtua ca kur Eduart Ndocaj, deputet i PS-së në Lezhë, u shpall nga disa zëra mediatikë si rival i Edi Ramës për kreun e PS-së. Askush nuk e vuri në dyshim këtë, dhe vetëm kur vetë Ed kaubojsi e përgënjeshtroi, opinion u bind që kjo nuk mund të qe e vërtetë. Por nuk po ndodh kështu në Kosovë. Kandidati i vetëshpallur për president, Ismet Habibi, po vijon me vendosmëri të shpalosë para opinionit vizionin e tij udhëheqës.

Dhe përgjithësisht, historia e politikës shqiptare, ka qenë e pasur me përballje qesharake këto 25 vjet. Por duhet theksuar se jo në çdo rast kandidatët kanë qenë qesharakë. Namik Dokle, Uran Butka apo Maqo Lakrori, njihen si figura më se serioze, por, të vendosur në një kontekst të caktuar në rivalizimin e tyre politik, është përballja ajo që ka ngjarë qesharake.

Duhet thënë dhe kjo, se në hapësirën politike shqiptare rivali ka qenë gjithmonë armik, kundërshtar, antagonist, për t’u asgjësuar dhe jo për të bashkëpunuar.

Ky fenomen ka shembujt e tij dhe vetëm tek-tuk mund të ketë ndonjë rast përjashtimi, por gjithmonë kanë udhëhequr “baballarët e kombit”.

Dhe, duke qenë se këto “baballarë” ishin shumë “trima”, kanë gjetur gjithmonë “rivalë” të stisur dhe butaforikë, që kanë prishur garën vetëm e vetëm për të dhënë mesazhin që nuk duhet kush të guxojë të garojë.

Ose për të nxjerrë përfundimin se kush guxon të konkurrojë, do të ketë fat më të keq si një figurë barcaletash.

Që nga krijimi i shtetit shqiptar, të parët e këtij vendi ose i kanë eleminuar ose i kanë mënjanuar kundërshtarët dhe rivalët.

Ramiz Aliza Vs Namik Dokle

Në vitin 1991, Ramiz Alia, udhëheqësi i fundit komunist, duke parë se gëzonte një lloj simpati tek një pjesë e publikut pasi shmangu një përplasje civile, iu rritën ambicjet e deshi të bëhej dhe presidenti i parë i shtetit demokratik. Një nonsens total që edhe dialektika e rrëzoi më pas, por mendja e njeriut është e çuditshme. Nejse. Alia e kishte mazhorancën për ta zgjedhur president dhe kandidoi. Por atëherë ligji kushtetues ishte më demokratik se i sotmi. Për t’u zgjedhur president duheshin detyrimisht dy ose më shumë kandidatë. Dhe si garniturë e Alisë u vendos Namik Dokle, i cili ishte në atë kohë një drejtues i grupit parlamentar të PS-së. Dhe normalisht fitoi Alia, por Dokle u shpërblye më tej duke qenë një nga krerët drejtues të socialistëve.

Sali Berisha vs Uran Butka

Në vitin 1992 sapo Partia Demokratike erdhi në pushtet, u hoq gara e dy alternativave. Sali Berisha u zgjodh pa asnjë rival, pasi u ndryshua në fillim ligji për dispozitat kushtetuese.

Kështu përfundoi gara për kreun e shtetit, i cili prej asaj kohe është zgjedhur pa alternativë.

Por gjithsesi përplasjet butaforike nuk mbyllen këtu. Përshembull, Sali Berisha, i cili gjithnjë kishte garuar pa rival për kryetar të PD-së në kuvendet e saj, në momentin kur përpara ardhjes në pushtet u desh një makiazh demokratik, doli si rival Uran Butka, një historian i cili vinte nga familje e njohur por që kurrë nuk u ngrit në strukturat e larta në PD.

Fatos Nano vs Maqo Lakrori

Fatos Nano, ish-kryetari i PS-së, në vitin 1992, garoi për kryetar të Partisë me Maqo Lakrorin, i cili mori vetëm 6 vota. Ishte një garim butaforik për të krijuar një profil demokratik të partisë që vinte nga tashëgimia komuniste. Duhet thënë se më pas Fatos Nano, të gjitha garat brenda PS-së për t’u zgjedhur kryetar i ka pasur reale, të zjarrta dhe me konkurrencë të fortë. Në 1999 pati si rival Pandeli Majkon ndërsa në 2003-in, Rexhep Meidanin dhe Edi Ramën.

“Zgjimi i Shkëlqim Metës”

Ilir Meta synonte t’i jepte garës një ngjyrë qesharake kur futi Shkëlqim Metën me parullën “Duam Formularin” për kryetarin e PS-së.

Edi Rama vs Maqo Lakrori

Edi Rama, sapo erdhi në krye të PS-së, ripërsëriti votimin një anëtar një votë në vitin 2007 kur përballë tij nuk pati asnjë kandidaturë. Ndërkohë, pas zgjedhjeve të vitit 2009, Rama pati si rival vetëm Maqo Lakrorin, i cili iu rikkthye sërish kandidimit butaforik. Pas asaj gare ai u largua jo vetëm nga jeta politike por edhe nga ajo publike.

Hashim Thaçi vs Ismet Habibi

Edhe në Kosova pra këto ditë, po ka një përballje qesharake: Përballë Hashim Thaçit është vënë Ismet Habibi nga Juniku. Ndoshta edhe këtu mund të ketë diçka të stisur, por për aq sa duket, ngjan vërtet si një skemë për ta mveshur dhe pak me humor situatën dramatike ku ndodhet Kosova për shkak të krizës politike, e cila pritet të bëhet dhe më pas shpalljes së Thaçit president, siç pritet të ndodh dhjetëditëshin e parë të shkurtit. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
FIFA pranon apelimin e Realit dhe të Atletikos: skuadrat mund të kryejnë transferime lojtarësh

FIFA pranon apelimin e Realit dhe të Atletikos: skuadrat mund të kryejnë transferime lojtarësh

Reagon BIK-u: Eksplozivi në xhami, akt i papranueshëm

Reagon BIK-u: Eksplozivi në xhami, akt i papranueshëm

A mund ta gjeni qenin në mes të pandave?

A mund ta gjeni qenin në mes të pandave?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni