Tifozët serbë nuk i janë qasur ndeshjes me Zvicrën si të tillë, por si nacionalistë. Dhe me gjasë, mu prej prezencës në ekipin helvet të katër kosovarëve. Në stadiumin e Kalingradit, aty ku u zhvillua përballja e madhe mes Serbisë dhe asaj që ndryshe quhet “Shqipëria B”, janë parë tifozë me veshje e pamje të të kriminelit Ratko Mlladiç, dënuar me burgim të përjetshëm.
Pra, ata që kërkojnë nga FIFA marrjen e masave ndëshkuese për shqiponjën në gishtat e lojtarëve shqiptare, vetë kanë preferuar më shumë se futbollin, shprehjen e urrejtjes nacionale.
Dhe duket se pati një ndëshkim edhe qiellor për të gjithë këtë: ishin golat e shqiptarëve ato të cilat fundosën Serbinë, si të ishin dhe një mesazh nacional, përveçse futbollistik. /tesheshi.com/