Ndërsa synon të prodhojë Botërorin më të suksesshëm, Katari e ka nisur me disfatë Botërorin e tij. Në përballjen e parë të eventit, vendi organizator u mund 2-0 nga Ekuadori amerikanolatin, një emër pa pretendime në futboll.
Të dy golat për skuadrën e Amerikës së Jugut u shënuan nga Enner Valencia, ndërsa njëri u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje që në fillim të ndeshjes.
Pas fitores, tifozët ekuadorianë se ky është një fillim shumë i mirë.
“Ishte një ndeshje kyçe. Duhet të fitonim nëse duam të dalim nga grupi”, tha trajneri Francisco Castellanos.
“Ndoshta tani mund të shkojmë në raundin e dytë”, shtoi ai. /tesheshi.com/