Penalltitë e sakta, me të fundit nga Salah drejt e në rrjetë, pas një barazimi 2-2 pas kohës shtesë, e çuan Liverpool-in drejt fitimit të Superkupës së UEFA-s, në përballje me Chelsea-n në Stamboll.
Ky ishte një trofe tjetër për “The Reeds”, pasi triumfuan në Champions League ndaj Tottenham. Chelsea i mposhtur, për ngushëllim ka fitimin e titullit të të Europa League sezonin e kaluar.
90-minutëshi përfundoi 1-1, ku dy golat u shënuan në pjesën e parë, me Giroud për Chelsea-n, e Sane për Liverpool.
Në minutat shtesë, Sane shënoi sërish në minutën e 95, por gjashtë minuta më vonë, me një gjuajtje të saktë nga pika e bardhë, barazoi Jorginho për blutë e Londrës. Më pas, te penalltitë, vendimtare ishte seria e pestë, kur goditja e Abrahamit prit nga Adrian, e Salah e mbylli serinë me gol e natyrisht me fitore.
Ishte hera e parë që dy klube angleze luftonin për titullin e fituesit të Superkupës, e cila luhet që nga viti 1973.
Për më tepër, ndeshja e sotme do të shënohet në histori si e para në kompeticionet europiane e gjykuar nga një grua ka gjykuar. Ky rol burrash iu besua 35-vjeçares Stephanie Frappart nga Franca.
Në 2005, Liverpool ishte gjithashtu skuadra e fundit nga Anglia që fitoi një Superkupë.
Chelsea ka luajtur për herë të tretë për një Superkupën në dekadën e fundit, por gjithashtu ka humbur për të tretën herë. /tesheshi.com/