Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Për turistët e Dubait, kujdes: ligje të rrepta që mund t’ju çojnë në burg

Këshilla për njerëzit e prirur për liri pa kufi në këtë tokë arabe

by te Sheshi
16/12/2024
in Të fundit, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 4 mins read
A A
Për turistët e Dubait, kujdes: ligje të rrepta që mund t’ju çojnë në burg
100
SHARES

Dubai është i njohur për shkëlqimin dhe magjepsjen e tij, duke tërhequr turistë që shijojnë hotele luksoze, restorante të bukura dhe pishina të mëdha.

Por ka edhe një anë që nuk është aspak e pëlqyeshme për njerëzit me tendenca për liri pa kufi. Këto janë ligje shumë strikte.

Së fundmi publiku botëror ka dëgjuar për rastin e çuditshëm të ndalimit të adoleshentit Markus Fakan, 18 vjeç, nga Londra, i cili është dënuar me një vit burg për marrëdhënie intime konsensuale me një adoleshente shtatëmbëdhjetëvjeçare, e cila po ashtu është nga Londra.

Nëse po planifikoni të vizitoni Dubain, këto janë rregullat që turistët duhet të ndjekin në këtë qytet të Emirateve të Bashkuara Arabe, ose rrezikojnë burgun:

Fotografia

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shpjegon në faqen e saj të këshillave të udhëtimit në Emiratet e Bashkuara Arabe se është e paligjshme të fotografosh disa ndërtesa qeveritare, instalime ushtarake dhe njerëz pa lejen e tyre.

Simon Hood, shefi ekzekutiv i kompanisë së transportit John Mason International, tha: “Atje, të fotografosh dikë pa leje është një shkelje serioze dhe mund të të futë në telashe… Nuk është vetëm një çështje mirësjelljeje, është ligji”.

Rrjetet private virtuale (VPN)

Simon shpjegon: “Ka një problem të madh me VPN-të. Në MB, shumë njerëz i përdorin ato për të hyrë në faqe të kufizuara ose për siguri, por në Dubai, përdorimi i një VPN për të anashkaluar blloqet është i paligjshëm.

Shumë udhëtarë harrojnë që VPN-të e tyre janë të ndezura në pajisjet e tyre dhe pa dashje shkelin ligjin,” pohon Simon Hood.

Rrjetet sociale

Faqja e këshillave të udhëtimit thotë: “Është e paligjshme të postosh përmbajtje, duke përfshirë video dhe foto, që kritikojnë qeverinë, kompanitë ose individët, ose i referohen incidenteve në Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Për shembull, një irlandez përballet me “disa vite” burg në Dubai për dërgimin e një emoji ninja tek një i njohur që dyshohet se i vodhi gjërat.

Simon Hood shton: “Shpërndarja e çdo gjëje që mund të interpretohet si shpifje, fyese ose cenim i privatësisë – siç është postimi i fotove të të huajve ose shpërndarja e videove të aksidenteve – nuk është vetëm e padëshirueshme, por mund të çojë në gjoba të rënda ose më keq.”

Farat e lulekuqes

Farat e lulekuqes, edhe në produktet e pjekura, janë në listën e “substancës së kontrolluar” të Emirateve të Bashkuara Arabe, paralajmëron qeveria amerikane. Kjo për shkak se ato mund të kontaminohen me opiate.

Disa ilaçe – përfshirë kodeinën

“Ilaçet mund të jenë problematike,” shpjegon Simon, duke shtuar: “Ilaçet e zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar, si kodeina, konsiderohen si substanca të kontrolluara. Nëse i mbani ato pa recetë ose dokumentacion të duhur, mund të gjendeni në telashe”.

Marrëdhëniet intime

Ndërsa një marrëdhënie konsensuale jashtë martesës midis një burri dhe një gruaje mbi moshën 18 vjeç është përgjithësisht e ligjshme në Dubai, faqja e këshillave të udhëtimit paralajmëron se ka përjashtime. Në marrëdhëniet e bashkëjetesës, nëse bashkëshorti ose prindi i njërit prej personave denoncohen, të dy personat mund të dënohen me burg prej gjashtë muajsh ose më shumë.

Nëse një 18-vjeçar ka një lidhje me dikë 17 vjeçe ose më të re, ai do të ndiqet penalisht për lidhje me një të mitur. Nëse të dy personat janë nën moshën 18 vjeç, ata do të ndiqen penalisht, por dënimi ka të ngjarë të mos përfshijë burg.

Ndërsa marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të paligjshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndaj, ata që i përkasin LGBT+ duhet të kenë më shumë kujdes kur udhëtojnë atje. Martesat dhe bashkimet e të njëjtit seks, për vendet që e lejojnë këtë, gjithashtu nuk njihen në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shfaqja publike e dashurisë

Shfaqjet publike të dashurisë, si puthja, konsiderohen të pasjellshme. Turistët mund të arrestohen për këtë sjellje.

Artikuj të ndaluar

Simon Hood shpjegon: “Artikuj si dronët, cigaret elektronike ose hoverboardet shpesh kërkojnë leje të veçanta. Disa gjëra që as nuk do t’i mendonit në shtëpi, si librat me temë magjike ose magjie (të tilla si Harry Potter ose Lord of the Rings libra), mund të tërheqin vëmendje shtesë në doganë.

“Më kujtohet një rast kur një klient këmbënguli të paketonte dërgesën e tij dhe përdorte tabloidet britanike për të mbështjellë gjithçka. Dogana e kapi dërgesën për shkak të fotove provokuese dhe titujve të gazetave, gjë që shkaktoi javë vonesë dhe kosto shtesë.”

Fyerjet 

Faqja e këshillave thotë: “Është e paligjshme të shash dhe të bësh gjeste të turpshme, duke përfshirë online, pasi ato konsiderohen si akte të pahijshme. Mund të arrestohesh ose të dëbohesh”.

Alkooli

Është e paligjshme të pish ose të jesh nën ndikimin e alkoolit në vende publike në Emiratet e Bashkuara Arabe. Turistët mund të blejnë dhe konsumojnë alkool në hotele, restorante dhe bare të licencuara, por kërkohet licencë për të konsumuar alkool në rezidenca private.

Droga ilegale

Ka “tolerancë zero” për veprat penale të lidhura me drogën Emiratet e Bashkuara Arabe. Posedimi i një sasie të vogël droge mund të çojë në një dënim me burg prej tre muajsh, ndërsa krimi i trafikut të drogës mund të sjellë dënimin me vdekje.

Produkte me CBD

“Stimuluesit bimor” dhe produktet që përmbajnë kanabidiol (CBD) janë të paligjshme në Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe produktet e kujdesit të lëkurës ose cigaret elektronike që përmbajnë vaj CBD mund të rrezikojnë ndjekjen penale.

Rregullat e timonit

“Gestet fyese dhe gjuha e keqe drejtuar shoferëve të tjerë mund të çojnë në gjoba, burgim apo edhe dëbim”, thuhet në faqen e këshillave të udhëtimit.

Veshje e pahijshme

Veshje e pahijshme është e paligjshme në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shtohet gjithashtu se “gratë duhet të mbulojnë shpatullat dhe gjunjët dhe të brendshmet nuk duhet të duken”, ndërsa rrobat e banjës mund të vishen vetëm në plazhe apo pishina. /tesheshi.com/

Related Posts

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?
Kronikë

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it
Diplomaci

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Next Post
Gjetjet rrëqethëse mbi një tmerr në prehistorinë britanike: viktimat u hëngrën nga kanibalët…

Gjetjet rrëqethëse mbi një tmerr në prehistorinë britanike: viktimat u hëngrën nga kanibalët…

Çfarë i është vjedhur Bashës nga Berisha?!

Çfarë i është vjedhur Bashës nga Berisha?!

Amnesty: Serbia, mjeteizraelite për të spiunuar aktivistët

Amnesty: Serbia, mjeteizraelite për të spiunuar aktivistët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni