Një grua e moshuar 80-vjeçare në Itali ka gjetur në rrugë një portofol, i cili kishte brenda një mijë euro. Nuk e mendoi dy herë dhe e dërgoi në rajonin më të afërt të policisë, në mënyrë që paratë bashkë me dokumentet, t’i ktheheshin pronarit të ligjshëm. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Bergamos.
Kur pronari, një i ri rreth të 20-ave, u telefonua nga policia për të marrë sendin e humbur, ai i dhuroi në formë mirënjohjeje një kompensim të vogël, të cilën e moshuara e refuzoi në mënyrë të sjellshme.
Duke mos patur tjetër se çfarë të bënte, i riu e shoqëroi për në banesë të moshuarën, të cilës i është shumë mirënjohëse për veprimin që kreu. /tesheshi.com/