Presidenti i SHBA Donald Trump ka nënshkruar një ligj që kërkon sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës për shtypjen e muslimanëve Ujgur në provincën Qingjiang të Kinës, tha Shtëpia e Bardhë.
Projekt-ligji, i cili u miratua pothuajse unanimisht nga Kongresi amerikan, synon të dërgojë një mesazh të fortë për të drejtat e njeriut në Kinë duke vendosur sanksione për ata që janë përgjegjës për shtypjen e anëtarëve të pakicës myslimane kineze.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 1 milion muslimanë janë arrestuar e mbajtur në kampe në Qingjiang. /tesheshi.com/