Supa me elb dhe fasule është një pjatë e shijshme, pa mish, e cila ka nevojë për elbin e qëruar dhe fasule të kuqe e të zeza për tu pregatitur. Është e këshillueshme për tu konsumuar gjatë ditëve të dimrit, të cilat janë më të ftohta. Mund ta aromatizoni me spec djegës, sipas dëshirës.
Përgatitja:
Vendosni në një enë me ujë të ftohtë që një natë përpara fasulet. Mëngjesin e ardhshëm gatuani fasulet në ujë me një gjethe dafine për të paktën 90 minuta (kontrolloni nivelin e gatimit herë pas here pasi gjithccka varet edhe nga stina e fasuleve). Hidhni elbin në ujë të zier dhe lëreni të ziejë për 20 minuta. Skuqni mënjanë në pak vajë karotë, qepë dhe perime të tjera.
Pas disa minutash perimet do të jenë të skuqura. Bashkoni fasulet, elbin dhe perimet në një enë. Shtoni pak ujë dhe lëreni për 15 minuta të ziejnë bashkë. Mos harroni të shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.
Servirni supën me fasule dhe elb të ngrohtë, por jo kur të jetë duke zier. Shoqëroheni me copa të thekura buke./tesheshi.com/