Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Për një Kosovë të pastër, kush do ta fiton garën?

by te Sheshi
02/03/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Për një Kosovë të pastër, kush do ta fiton garën?

Nga Shkëlzen Rrecaj

Hedhja e mbeturinave vend e pa vend dhe mos menaxhimi i duhur i tyre ka bërë që Kosova të jetë një ndër vendet më të ndotura në rajon dhe botë, e një ndër hallkat kryesore të ndotjes së mjedisit në një shoqëri, është faktori njeri. Për këtë arsye një fshesë e madhe e pret Kosovën, ku Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka hapur garën për menaxhimin e mbeturinave në komunat e Kosovës. Kjo garë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për t’i hedhur mbeturinat në vendet adekuate si dhe motivimin që komunat të punojnë më shumë në ruajtjen e ambientit. Po ashtu qëllimi i këtij projekti është edhe riciklimi i mbeturinave, ku sot ekonomia qarkulluese po tregon forcë të madhe jetëdhënëse në zhvillimin e bazave industriale, ekonomike, duke i nxitur ato të ecin në rrugën e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimin sa më të mirë të mbeturinave.

Këshilltari politik në MMPH, Agim Qehaja për portalin “tesheshi.com” tregon për qëllimin e “Garës për Mjedis të Pastër.”Agim Qehaja 3

“Gara për Mjedis të Pastër është skemë e granteve që bazohet në performancën e menaxhimit të mbeturinave që ka për qëllim të përmirësohen shërbimet e menaxhimit të mbeturinave në komunat e Kosovës dhe me anë të së cilës Institucionet përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave të ngurta do të fitojnë qasje në investime kapitale për zhvillimin e sistemit të tyre të menaxhimit të integruar të mbeturinave të ngurta duke u bazuar në performancën e tyre. Kjo garë zhvillohet sipas dy komponentëve: skema e performancës dhe skema e granteve, tha z. Qehaja.

Ndërsa sa i përket ndarjes se buxhetit për përfituesit e kësaj gare, z. Qehaja tregon se ndarja e buxheti është në dispozicion për grante, që do të jetë përafërsisht 3.4 milionë euro, ku shpërblimet do t’u jepen komunave pjesëmarrëse që i plotësojnë kriteret e qasjes dhe që arrijnë sukses të shkëlqyer në treguesit e performancës në formë të investimeve kapitale për infrastrukturë dhe pajisje.

Më tej ai shton se komunat pjesëmarrëse në “Garën për Mjedis të Pastër”, janë komunat në bashkëpunim me ndërmarrjet rajonale të mbeturinave, ku 16 Komuna do të jenë përfituesit përfundimtar të shpërblimeve që e përfaqësojnë 57% të popullsisë së Kosovës.

Duke patur parasysh që Kosova është një prej vendeve më të ndotura, është paraparë menaxhimi i mbeturinave, për këtë arsye MMPH-ja ka filluar që t’i nxisë qytetarët dhe të gjitha komunat e Kosovës për një ambient më të pastër.

“Çdo ditë, në shtëpi, në biznese dhe industri të ndryshme krijohen mbeturina, të cilat shkaktojnë ndikime të dëmshme në mjedis dhe shëndetin e njeriut. Për menaxhimin e duhur të tyre do të duhet angazhim i çdo njërit prej nesh. Si individë dhe institucione jemi duke bërë përpjekje dhe jemi gjithnjë e më të vetëdijshëm për mundësitë tona dhe nevojën për t’u kujdesur për resurset e çmuara dhe për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit tonë,” deklaroi Qehaja.

Agim Qehaja po ashtu tha se MMPH është në fazën e vrullshme të reformimit të menaxhimit të mbeturinave, ne po synojmë për t’i zbatuar përvojat e mira të shteteve të rajonit dhe gjithashtu edhe të shteteve të BE-së. Deri më tani kemi arritur të hartojmë legjislacionin për mbeturinat i cili mjaft mirë është përafruar me legjislacionin e BE-së, strategjinë për menaxhimin e mbeturinave dhe planin e saj, si dhe Master planin për menaxhimin e mbeturinave, me të cilat synohet zhvillimi i infrastrukturës, duke zvogëluar rrezikun nga mbeturinat si dhe duke kontribuar për ngritjen e punësimit në vend.

Ai nuk lë pa përmendur edhe problemet e së kaluarës të cilat më vite e përcollen këtë ministri si dhe mos menaxhimi i duhur i mbeturinave e për këtë Kosova ka humbur ekonomikisht. “Kosova ka trashëguar shumë probleme mjedisore nga e kaluara e të cilat janë akumuluar përgjatë dekadave. Në rrethanat të cilat e kanë karakterizuar zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Kosovës në të kaluarën, mbrojtja e mjedisit ka qenë çështje e neglizhuar. Kosova është në procesin e ristrukturimit të sektorit të mjedisit me synim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik duke u bazuar në standardet mjedisore evropiane ku Qeveria e Kosovës po mbështet një qasje të integruar me synim që të gjejë një ekuilibër mes zhvillimeve ekonomike, mbrojtjes së mjedisit dhe të qështjeve sociale. Jemi të përkushtuar për zbatimin e ligjeve dhe monitorimin e gjendjes për menaxhimin e mbeturinave. Kryesisht duke u fokusuar për zbatimin e parimit për menaxhimin e mbeturinave sipas prioritetit, që d.m.th. sa më shumë ti shmangemi krijimit të mbeturinave, dhe sa më shumë të ripërdoren dhe riciklohen sepse në këtë mënyrë do të reduktojmë hapësirat e nevojshme për deponim të mbeturinave dhe njëkohësisht do të reduktojmë ndotjen e mjedisit.”

Ekonomia qarkulluese është një mënyrë e zhvillimit ekonomik që shfrytëzon në maksimum burimet natyrore dhe mbron po ashtu në maksimum mjedisin. Kjo mënyrë e zhvillimit ekonomik mund të pakësojë në maksimum harxhimin e burimeve natyrore dhe lëshimin e plehrave nëpërmjet transformimit teknik të industrive tradicionale.

Për këtë z. Qehaja u shpreh: “Ekonominë qarkulluese (circular economy), e cila paraqet shfrytëzim të përsëritshëm, korrigjim, ripërtërije dhe riciklim të materialeve ekzistuese dhe produkteve. Kjo nënkupton ndryshim të plotë të sistemit të inovacioneve, jo vetëm në teknologji por edhe në organizimin, shoqërinë, metodat e financimit dhe politikat.

Ekonomia qarkulluese sot po tregon forcë të madhe jetëdhënëse në zhvillimin e bazave industriale, ekonomike, duke i nxitur ato të ecin në rrugën e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimin sa m të mirë të mbeturinave.”

Komisioni Europian ka vendosur rregullore të reja për mbeturinat duke kërkuar rritjen e kuotave të ricklimit për të mundësuar kalimin në një ekonomi qarkulluese, një ekonomi që të bazohet tek ricklimi. Sipas KE deri në vitin 2030 europianët do të duhet të riciklojnë rreth 70% të mbeturinave rajonale dhe 80% të mbeturinave të paketimit. 

“Edhe Kosova duhet të synoj arritjen e këtyre caqeve në rrugën e saj për integrim në BE.

Shpesh argumentohet që rregullimi mjedisor ka ndikim negativ mbi ekonominë, mirëpo studimet mbi marrëdhëniet midis mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik përgënjeshtrojnë këto pretendime. Përfitimet ekonomike nuk janë aspak me të ulëta  kur merret parasysh komponenta mjedisore dhe evidencat e punësimit tregojnë se në sajë të mbrojtjes së mjedisit krijohen më shumë vende pune se sa pakësohen,” theksoi z. Qehaja.

Sipas ekspertëve vlerësohet se ekonomia qarkulluese ka të ngjarë të gjenerojë 400,000 vende të reja pune në Europë deri në vitin 2020.

“Në Kosovë ka ende shumë për t’u bërë lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Mbi të gjitha, ne duhet të pranojmë dhe ta dijmë se çdo gjë që ne e hedhim si mbeturinë, ajo është një gjë e cila ka një vlerë, një vlerë që ne duhet të përpiqemi për ta ruajtur dhe ta përdorim përsëri kudo që të jetë e mundur.

Zgjidhjet e problemeve për menaxhimin e mbeturinave kërkojnë përfshirjen e shumë pjesëmarrësve dhe planifikim koherent për të shmangur dyfishimin e përpjekjeve të pjesëmarrësve,” u shpreh z. Qehaja i cili është optimist se nga këto projekte ata që përfitojnë më së shumti janë qytetarët e Kosovës, si për punësim po ashtu edhe për një ambient më të pastër./tesheshi.com/

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Komandanti i NATO-s: Rusia dhe Siria po e përdorin si armë valën e refugjatëve

Komandanti i NATO-s: Rusia dhe Siria po e përdorin si armë valën e refugjatëve

Atletiko e Madridit mbetet i vetmi rival i Barcelonës

Atletiko e Madridit mbetet i vetmi rival i Barcelonës

BE delegon në Athinë menaxhimin e krizës: jep 700 milionë euro për refugjatët

BE delegon në Athinë menaxhimin e krizës: jep 700 milionë euro për refugjatët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni