Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Për mirë apo për keq: tetë mënyrat e Donald Trump për të hyrë në histori

by te Sheshi
21/01/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Për mirë apo për keq: tetë mënyrat e Donald Trump për të hyrë në histori

Me inagurimin e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, reagimet kanë qenë të shumta, si nga mbështetësit ashtu edhe kundërshtarët e tij. Mirëpo, siç vërejnë mjaft media prestigjioze ndërkombëtare, nuk ka rëndësi nëse argumentet vijnë nga ata që e pëlqejnë ose jo presidentin e ri amerikan, pasi ai tashmë ka hyrë në statistika jo me një, por me tetë gjëra “të para” që ka bërë të mundur të ndodhin. Kështu, sipas një artikulli të botuar nga rrjeti BBC, thuhet se Donald Trump tashmë ka të regjistruara disa “për herë të parë”. Dhe nuk ka rëndësi, thotë BBC, nëse e pëlqen apo e neverit, ai ka vendosur rekorde sapo ka vënë këmbën në Zyrën Ovale.

 

Presidenti më i moshuar

Donald Trump festoi ditëlindjen e 70-të në 14 qershor, gjë që e bën atë burrin më të moshuar në historinë amerikane që merr për herë të parë presidencën. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Ronald Regan, i cili ishte 69 vjeç kur mori detyrën në vitin 1981.

Ndoshta për të shmangur të gjitha frikërat për statusin e tij prej të moshuari, manjati i biznesit e porosity mjekun e tij të hartonte një letër ku ai pretendonte se “do të ishte individi më i shëndetshëm që është zgjedhur ndonjëherë në krye të presidencës”.

 

Presidenti i parë miliarder

Trump është presidenti i parë miliarder. Vlerësimet e sakta të pasurisë së tij personale variojnë nga Forbes që e vendos atë në 3.7 miliardë dollarë dhe deri tek ai vetë që pretendon me anë të një deklarate se zotëron më shumë se dhjetë miliardë dollarë.

Shumë prej presidentëve të kaluar të Amerikës kanë qenë gjithashtu, ekstremisht të pasur, sigurisht. Vlerësime të fundit thonë se pronat e Xhorxh Uashingtonit do të ishin me vlerë gjysmë miliardë me standardet e sotme.

Donald Trump ka thënë se do të marrë vetëm një dollar nga rroga e tij – një përqasje me ish-guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger.

Përpara se të vritej në vitin 1963, JFK raportohej se jetonte me një fond prej 10 milionë dollarësh falë pasurisë së gjerë të babait të tij – investitorit dhe të dyshuarit si kontrabandist pijesh alkoolike, Joseph P Kennedy, Sr.

 

Kabineti më i pasur

Kur Trump nisi të shpalosë emrat e të përzgjedhurve të tij për kabinetin, numri i “kuletave të majme” shpejt tërhoqi vëmendjen e demokratëve. “Administrata e Donald Trump: nga, me anë dhe për milionerët dhe miliarderët”, shkroi senatori i Vermontit dhe kandidati demokrat për garën presidenciale, Bernie Sanders.

Për mirë apo për keq, kjo do të jetë administrate më e pasur në historinë moderne të Amerikës.

Sipas “Washington Post”, i nominuari për postin e sekretarit të Tregtisë,  Ëilbur Ross ka një pasuri me vlerë rreth 2.5 miliardë dollarë- afërsisht dhjetë herë më shumë nga sa kishte kabineti i parë i Xhorxh Bush, në vitin 2001, kur media e sulmoi si një “mbledhje milionerëësh”.

I caktuari për Thesarin, Steven Mnuchin mund të thuhet fjalë për fjalë se bleu një bankë pas 17 vjetësh tek “Goldman Sachs”, dhe raportohet se ka një pasuri prej më shumë se 40 milionë dollarësh.

Thuhet se gjithë-gjithë kabineti mund të kapë një pasuri prej 35 miliardë dollarësh. Ashtu si e cilëson organizata Quartz, kjo shifër do të ishte më shumë sesa prodhimi i brendshëm bruto i Bolivisë.

 

Presidenti me më pak eksperiencë politike

Triumfi i Trump është gjithashtu, domethënëse për shkak se deri tani, askush nuk është zgjedhur president në më shumë se 60 vjet, pa asnjë përvojë në poste si guvernator shteti apo ndonjë pozicion në Kongres.

Presidenti i fundit pa përvojë politike, Dwight Eisenhower, ishte komandanti suprem i forcave aleate në luftën e Dytë Botërore, përpara se të zgjidhej në detyrë në vitin 1953.

Ka nga ata votues të Trump që e shohin mungesën e përvojës në politikë si një garanci për autenticitetin e tij. Përpara Eisenhower, ishte Herbert Hoover, president në vitet1929-1933,  që përpara Shtëpisë së Bardhë kishte provuar detyra si inxhinier dhe activist humanist.

Por ashtu si Trump rrëfen, mungesa e përvojës së tij dhe lidhjeve me Uashingtonin është një aset dhe jo një e metë – dhe më shumë sesa e tejkaluar për shkak të përvojës së tij si një negociues marrëveshjesh.

 

Presidenti me fëmijët më të fuqishëm

Trump e ka caktuar dhëndrrin e tij, zhvillues të pronave të paluajtshme, Jared Kushner, si këshilltar të lartë dhe kështu ka tërhequr kritikat e kundërshtarëve për nepotizëm. Disa pretendojnë se emërimi e bën 36-vjeçarin dhëndrrin më të fuqishëm presidencial në historinë amerikane.

Sidoqoftë ai nuk është i vetmi me këtë profil. Sekretari i Thesarit të presidentit Woodroë Wilson, William Gibbs McAdoo, u martua me vajzën e presidentit, Eleanor.

Thënë kjo, rasti i tyre ndodhi përpara statutit kundër-nepotizmit në Amerikë, dhe McAdoo ishte tashmë sekretar në kabinet kur u martua.

Ivanka Trump, vajza më e madhe e Donald Trump dhe bashkëshortja e Kushner, përflitet gjithashtu si “Vajza e Parë” me më shumë ndikim në histori.

 

Më pak kafshë shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë

Shumë zhurmë është bërë për ato që zotëron Donald Trump, por media dhe publiku mund të mos jetë kujtuar atë që mungon – një kafshë shtëpiake.

Duket sikur ai do të jetë presidenti i parë amerikan për më shumë se një shekull që nuk do të ketë një kafshë shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë, pasi planet për të adoptuar një qen nuk u realizuan.

Sipas muzeumit të kafshëve shtëpiake presidenciale, pothuajse çdo komandant i përgjithshëm ka pasur një kafshë, dhe disa kishin edhe një kopsht zoologjik virtual.

John F Kennedy dallon për shkak se zotëronte një arkë të vërtetë të Noas, – me gjithçka nga një lepur të quajtur Zsa Zsa deri në një kanarinë të quajtur Robin – por kurora në këtë drejtim i takon Calvin dhe Grace Coolidge (ata qëndruan në Shtëpinë e Bardhë në vitet 1923-1929), për të cilët muzeumi thotë se mund të kenë pasur fjalë për fjalë “një kopsht zooologjik”.

Qeni portugez i Barak Obamës,  Bo, ka qenë ndër kafshët më tradiconale që kanë jetuar në Shtëpinë e Bardhë. Shoqëruesit e tjerë të çiftit Obama përfshinin të paktën dhjetër qenë, një majmun me emrin Ebenezer, dhe disa krijesa të tjera të marra dhuratë nga dinjitarë të huaj – më të cilëve këlyshë luanësh, një hipopotam quajtur Billy, një kangur të vogël dhe një ari të zi.

 

Kundërshtari  më i hapur i tregtisë së lirë

Donald Trump e fitoi presidencën mbi një platformë që bazohej tek punësimi, dhe ka fajësuar politikat e tregtisë së lirë për rënien e industrisë së prodhimit në Amerikë. Ky është një qëndrim i vërejtur rrallë mes presidentëve amerikane, me gjasa është vërejtur së fundmi nga kolegu i tij republikan, Herbert Hoover në vitet 1930.

Në shtator 2015, Trump tha për “Economist” se Kina “po na vret” dhe se miliona amerikanë “janë të lodhur nga shfrytëzimi”. Ai tha se si president do të merrte në konsideratë vendosjen e një takse prej 12 për qind për importet për ta detyruar Kinën të ndalte lojërat.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump kërcënoi gjithashtu, edhe të shpërbënte NAFTA-n, marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Kanadasë, Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, që ka ekzistuar për më shumë se 23 vjet.

Republikani prej kohësh ka qenë kundërshtues ndaj marrëveshjes së tregtisë së lirë trans-atlantike, të cilën e sheh si një marrëveshje të keqe për Amerikën. Ai është zotuar, gjithashtu, se Shtetet e Bashkuara do të heqin dorë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes 12 kombeve, ajo e Trans-Paqësorit, e kjo që në ditën e parë të tij në Shtëpinë e Bardhë.

 

Rekordet e Zonjës së Parë

Ish-modelja Melania Trump mund të vendosë po aq rekorde sa edhe presidenti. Ajo është bashkëshortja e parë presidenciale nga Sllovenia dhe e para që nuk e ka anglishten gjuhë amtare.

Ajo është e dyta zonjë e Parë, apo FLOTUS që është lindur jashtë Shteteve të Bashkuara, edhe pse rasti që e paraprin, Louisa Adams, gruaja e presidentit të gjashtë amerikan, John Quincy Adams (1825-1829), ishte e lindur në Londër.

Meqënëse Trump është martuar dy herë më parë, Melania është edhe e para grua e tretë e një presidenti që vjen në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti tjetër i mëparshëm që ka qenë i divorcuar ishte

Ronald Reagan, që ishte ndarë nga gruaja e parë, aktorja Jane Wyman, shumë kohë përpara se të drejtonte kombin.

Melania flet sllovenisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe serbo-kroatishten dhe mund të jetë linguistja më kompetente që mund të ketë marrë ndonjëherë rolin e Flotusit.

Ajo është e para bashkëshorte e një presidenti që ka pozuar nudo. Por edhe vetë Trump nuk është mangët në këtë drejtim, pasi ai ka dalë në kopertinën e Playboy në mars 1990 me diçiturën: “Revistë e mirë, a do ta shisni?”

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët
Lindja e Mesme

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?
Lindja e Mesme

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Mediat pranë opozitës vijojnë të shkarkojnë Lu-në, por Donaldi vazhdon misionin në Tiranë

Mediat pranë opozitës vijojnë të shkarkojnë Lu-në, por Donaldi vazhdon misionin në Tiranë

Sa fytyra mund të gjeni në këtë lule? Testoni sytë

Sa fytyra mund të gjeni në këtë lule? Testoni sytë

Ramushi përndez Prishtinën: kërkohet masivisht lirimi i tij

Ramushi përndez Prishtinën: kërkohet masivisht lirimi i tij

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.