Shfaqja e fishekzjarreve në Kolorado këto ditë theu rekordin për shfaqjen më të madhe të tyre në botë sipas rekordeve Guinness World.
U deshën 1270 kilogramë piroteknikë të nisur me një shpejtësi prej pothuajse 500 kilometra në orë nga një tub i gjatë tetë metra.
Një rekord i hershëm u mbajt nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat prodhuan fishekzjarre në vitin 2018 me 1.087.26 kilogramë piroteknikë.
Përgatitjet për fishekzjarret në Steamboat Springs zgjatën shtatë vjet, me përpjekjen e parë të pasuksesshme për të thyer rekordin vitin e kaluar, por më pas kaseta piroteknike shpërtheu shumë shpejt. /tesheshi.com/