Të mërkurën, Papa Françesku bëri thirrje për t’i dhënë fund “luftës botërore” aktuale, duke u bërë thirrje “të gjithëve të jenë ndërtues të paqes” dhe ofroi lutje të veçanta për “Ukrainën e torturuar”.
“Unë nuk e harroj Ukrainën martire,” tha Françesku në fund të audiencës së tij javore në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Përballë të gjithë skenarëve të luftës së kohës sonë, i kërkoj të gjithëve që të jenë ndërtues të paqes dhe të luten, që mendimet dhe projektet e harmonisë dhe pajtimit të përhapen në mbarë botën. Sot po jetojmë një luftë botërore, le të ndalojmë konfliktet, ju lutem”, vazhdoi Papa Françesku.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, Papa e ka dënuar vazhdimisht konfliktin duke u përmbajtur nga kritikat e drejtpërdrejta të presidentit rus Vladimir Putin.
“Ne ia besojmë Virgjëreshës Mari viktimat e çdo lufte, veçanërisht popullsinë e dashur ukrainase”, tha Françesku, duke iu drejtuar mijëra pelegrinëve.
Në qershor, ai akuzoi në mënyrë implicite Rusinë për “pushtim të armatosur, ekspansionizëm dhe imperializëm”. /tesheshi.com/