Kur vjen puna tek këpucët, femrat dihet që janë të fiksuara. Edhe sikur një shtëpi të tërë të kenë me to, përsëri nuk janë të kënaqura. Mirëpo, ka disa këpucë të cilat kombinohen lehtësisht me çdo veshje dhe që janë të përshtatshme për në çdo stinë. Fjala vjen, atletet janë fantastike për përdorim të përditshëm, ose një palë sandale me taka të larta, edhe po të jenë të hapura, shkojnë shumë mirë me veshjet si në dimër edhe në verë, kuptohet, në raste të veçanta festash. Shikoni në galerinë e mëposhtme disa nga modelet më të mira e më të përshtatshme që nuk duhet të mungojnë në raftet tuaja. /tesheshi.com/