Një ndër xhamitë më të mëdha e më të vjetra në Indi, Jama Masjid në New Delhi, u mbyll për turistët pas një vendimi të stafit të saj.
Refuzimi i hyrjes ka ardhur pasi dy vajza kryen shfaqje akrobatike brenda ambienteve të objektit të kultit, gjë që shkaktoi komente dhe reagime të ashpra në rrjetet sociale.
E kjo ndodh në një kohë kur ka një polaritet të ndjeshëm fetar në shoqëronë indiane – komenton “The Times of India”.
Megjithatë, një përfaqësues i xhamisë, në një intervistë me një gazetë indiane vuri në dukje se kjo video u regjistrua a kohë më parë dhe u transmetua tani vetëm për të krijuar polemika. /tesheshi.com/