27 muaj dhe 3 minuta, kaq janë dashur për të ndërtuar urën më të gjatë në Europë, e cila lidh Krimenë me Rusinë.
Për ta ndërtuar këtë urë që u hap këtë javë për makina, janë shpenzuar 3.5 miliardë dollarë dhe forca fizike e mijëra punëtorëve.
Deri më tani është hapur vetëm korsia për makinat, ndërsa ajo për trenat pritet të përfundojë vitin tjetër. Gjithsej ka 4 korsi për makina dhe 2 linja hekurudhore.
Ishte presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e përuroi këtë urë, por si për ta ironizuar mediat kanë shkruar se gjatësia e saj nuk është asgjë krahasuar me urat që ndërton Kina.
Ura që lidh Hong Kongun me Makaun është 54 kilometra e gjatë, ndërsa ura e ndërtuar nga Rusia vetëm 19 kilometra.
Video e mëposhtme është një filmim nga nisja e punimeve deri në përfundim të tyre./tesheshi.com/