Një aksident i rëndë i ndodhur orët e fundit në Peqin, i ka marrë jetën një 31-vjeçareje. Pranvera Mehmeti, banuese në Peqin, mbeti e pajetë pasi automjeti me të cilën ajo udhëtonte si pasagjere, tip“Volkswagen Pasat” doli nga rruga dhe ra në një kanal në anë të saj. Në timon ishte 40-vjeçari Resat Mehmeti, vëllai i viktimës, i cili është shoqëruar për në komisariat.
Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur të plagosur dhe shtetasja N.D., 51 vjeçe, banuese në Maqedoni, tezja e drejtuesit të mjetit, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa Xh.D., 21 vjeçe banuese në Maqedoni, si dhe dy vajzat e mitura K.M. dhe E.M., 8 dhe 6 vjeçe, banuese në Peqin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /tesheshi.com/