Pentagoni ka publikuar videon e një sulmi ajror duke pretenduar se ka vrarë 50 komandantë të lartë talebanë. Gjithçka ka ndodhur më datë 24 maj në provincën Helmand.
Sulmi, siç tha një zëdhënës i Mbrojtjes amerikane, është kryer me një raketë të tipit M142 om.
Operacioni është kryer në kohën e një ofensive nga ana e talebanëve, të cilët kanë realizuar disa sulme ndaj institucionave afgane. Por ata e kanë mohuar informacionin rreth sulmit dhe pretendojnë se është një propagandë amerikane. /tesheshi.com/