Një delegacion i lartë i Pentagonit mbërrin në Beograd, pikërisht në prag të ardhjes në Serbi të një sasie të madhe armësh strategjike ruse.
Asistent/Sekretari amerikan i Mbrojtjes që mbulon çështjet e Rusisë, Ukrainës dhe Euroazisë, është takuar me ministrin serb të Mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe.
Në kulmin e marrëdhënieve për blerjen e armëve ruse dhe me nisjen e fushatës elektorale, një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane shkon në Beograd për të folur mbi një kontratë armatimi që prish ekuilibrat e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Agjencia serbe e lajmeve Tanjug nuk jep shumë detaje mbi takimin.
Në lajmin e kësaj agjencie theksohet se janë zhvilluar konsultime ndërmjet dy delegacioneve.
“Michael Carpenter, asistent/Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka diskutuar me ministrin e Mbrojtjes Zoran Djordjeviç dhe kreun e ushtrisë, Gjeneralin Ljubisa Dikoviç”.
Njoftimi në pak rreshta bën të ditur se është folur për bashkëpunimin dypalësh; por media të tjera serbe bëjnë të ditur se zyrtari i lartë amerikan ka folur pikërisht për planin serb për t’u armatosur me sisteme mbrojtëse strategjike.
Nëse ndodh kjo, atëherë brenda linjës së kufijve të NATO-s do të veprojnë raketa ofensive që kërcënojnë sigurinë e vendeve aleate.
Dy vende të Ballkanit janë anëtare të NATO-s, ndër këto Kroacia dhe Shqipëria; ndërsa në Kosovë ndodhet baza më e madhe amerikane në rajon, siç është ajo e Bondsteel-it në Ferizaj.
Përgatiti Ylli Pata – /tesheshi.com/