Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë shënjestër e një fushate të propagandës politike dhe lajmeve të rreme përpara hyrjes në NATO.
“Unë besoj se në prag të anëtarësimit në NATO në muajt e ardhshëm, ne mund të jemi subjekt i një fushate të propagandës politike dhe lajmeve të rreme, siç na ndodhi gjatë fushatës politike vitin e kaluar përpara referendumit për ndryshimin e emrit”, tha ai.
“NATO është perceptuar si një garantues i sigurisë, kështu që njerëzit besojnë se nëse ne jemi pjesë e kësaj organizate, nuk do të sulmohemi”, theksoi Pendarovski, duke e vlerësuar anëtarësimin edhe si një mundësi të madhe ekonomike prej ardhjes së investitorëve të huaj.
Ratifikimi i protokollit të pranimit për pranimin e Maqedonisë Veriore në NATO ende nuk është përfunduar nga Spanja, e cila e ka vonuar atë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Pas kësaj, ratifikimi mbetet në Kuvendin e Maqedonisë. /tesheshi.com/