Shumë njerëz mendojnë se të zgjedhësh një pemë artificiale është më mirë se sa një natyrale për të kursyer prerjen e një peme e cila pas përdorimit do të shkojë dëm.
Po në fakt është e kundërta: një studim i vitit 2009 tregon se përdorimi i një peme artificiale shkakton më shumë dëme se sa prerja e një artificiale.
Studimi gjithashtu ka pohuar se, duke marrë parasysh ndotjen e ambientit përmes prodhimit dhe transportimit të këtyre pemëve artificiale, dëmet në shëndetin e njerëzve që e mbajnë në shtëpi si dhe shpenzimi ekonomik nuk justifikojnë blerjen e këtyre pemëve.
Por nga ana tjetër, nëse vërtetë pretendoni se e doni natyrën atëherë zgjidhja e duhur është asnjëra as tjetra. Nuk duam t’ju tregojmë se si të festoni por se si të keni një ndërgjegjie më të pastër duke u kujdesur për mosndotjen e natyrës. /tesheshi.com/