Një pemë disa metra e lartë është rrëzuar papritur në mes të rrugës, shumë pranë qendrës së Tiranës.
Fatmirësisht nga rrëzimi i pemës, pranë zonës së Ushtarit të Panjohur, nuk ka pasur lëndime të qytetarëve, përveç panikut të krijuar në ato momente.
Gjithsesi drejtuesit e mjeteve janë ato që kanë vuajtur më shumë nga rrëzimi i pemës, për faktin se qarkulli është bllokuar në këtë segment rrugor. /tesheshi.com/