Historiani me prirje të majta Pëllumb Xhufi, ka shprehur padakortësinë e tij me Kishën Katolike shqiptare e cila ka kërkuar së fundi ndalimin me ligj të simboleve komuniste.
Por sipas Xhufit, as Vatikani s’ka të tilla qëndrime.
“Nuk është në natyrën e Kishës. Madje e kam thënë, edhe kolegëve që mbronin pozicionin e Kishës në këtë rast, të marrin shembull nga Selia e Shenjtë. Selia e Shenjtë nuk ka pozicione të tilla egra ideologjike kundër komunizmit, kundër fashizmit, kundër nazizmit”, arsyetoi historiani i njohur, duke kaluar dhe në argumentime kinse fetare, edhe pse nuk është fare kompetent në këtë fushë.
“Ky nuk është roli i Kishës që të vendosë rregull në botën laike. Ka tjetër mision. Kjo është në kundërshtim të plotë me natyrën dhe me mësimet Jezu Krishtit apo me 10 porositë e Moisiut”, tha Xhufi, duke pretenduar dhe posedim të njohurive teologjike. /tesheshi.com/