Kriza e Koresë së Veriut është duke arritur një pikë kritike, tha ministria e Jashtme e Kinës, duke bërë thirrje për qetësi dhe kthim në tryezën e bisedimeve.
“Presioni, sanksionet dhe kërcënimet nuk mund ta zgjidhin problemin krejtësisht”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Çunying gjatë një konference për shtyp në Pekin.
“Mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë është trajtimi i shqetësimeve të sigurisë të të gjitha palëve përmes dialogut.
Kjo është mënyra e vetme për të ndërprerë rrënjësisht ciklin vicioz të testeve bërthamore dhe manovrave ushtarake”, shtoi Hua Çunying. /tesheshi.com/