Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PDK-LDK në prag “divorci”, Kosova konfirmon zgjedhjet e parakohshme në fillim të 2017-ës

by te Sheshi
23/11/2016
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
PDK-LDK në prag “divorci”, Kosova konfirmon zgjedhjet e parakohshme në fillim të 2017-ës

Liderët kosovarë, edhe pse se u ulën disa herë në një tryezë, ata nuk arritën të gjejnë zgjidhje për çështjen e shumëpërfolur, pra ndarjen e kufirit me Malin e Zi.

Ndonëse takimet e organizuara nga Naim Rashiti dhanë një shenjë, se po shihet një dritë në fund të tunelit, sërish rezultoi e pasuksesshme, pasi në fund, krerët e partive dështuan të gjejnë një zgjidhje për Demarkacionin, që do të ishte e pranueshme për të gjitha palët.

Pas Rashitit, në tryezë liderishipin kosovar e uli edhe komisioneri Johanes Hahn, por që edhe ky takim rezultoi pa sukses.

Duke parë mungesën e gadishmërisë për një zgjidhje, Hahn sipas raportimit të mediave kosovare tha se kështu nuk mund të ecet përpara për proçese të rëndësishme si Demarkacioni me Malin e Zi që ndërlidhet me liberalizimin e vizave ose Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kështu, Sipas tij, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

Që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja janë deklaratat e përfaqësuesve të politikës çdo ditë.

Sipas tyre, shkak për këtë është largimi i koalicionit qeverisës PDK-LDK, pasi nuk po arrijnë të çojnë përpara shumë proçese në vend dhe një nga dështimet e mëdha është liberalizimi i vizave.

Edhe deputetë të caktuar të PDK-së, Kadri Veselit ditët e fundit është shprehur se e ashtuqajtura “martesa e zorit” duhet të përfundojë sepse ka shumë pakënaqësi ë mes partive në fjalë.

“Sa më parë të shkohet në zgjedhje”

Opozita kosovare shprehet se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

shkodra-copy

Shkodran Hoti, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se zgjedhjet do të duhej të ndodhnin sa më parë, por nuk  jep një kohë të caktuar se kur qytetarët mund t’i drejtohen kutive të votimit.

“Kërkesa e VV-së për zgjedhje daton që kur kjo qeveri ka shkelur Kushtetutën, duke imponuar marrëveshje të dëmshme për integritetin dhe sovranitetin e vendit, Në vazhdimësi kjo qeveri është përkeqësuar dhe i ka rënë legjitimiteti, ndërsa tani jemi në fazën kur është komplet jolegjitime dhe e pafuqishme për ta vazhduar me mandatin e saj.
Konsideroj se do të duhej të ndodhnin sa më shepjtë, normalisht në pjesën e parë të vitit të ardhshëm
”, thotë Hoti, për tesheshi.com.

Edhe Pal Lekaj, shef i grupit parlamentar të AAK-së thotë se sa më parë që mbahen zgjedhjet e parakohshme, aq më mirë do të jetë për vendin.

zafir-copy

Ai thotë se shtetin e ka kapluar krimi e korrupsioni dhe zgjedhjet e reja janë e vetmja zgjidhje për të lënë pas gjithë rrëmujën e krijuar, pasi qeveria aktuale ka dështuar të ofrojë një jetë të sigurt dhe më të mirë për qytetarët.

“Aleanca është e përgatitur të shkoj qysh sot në zgjedhje të reja. Nuk duhet vonuar më asnjë ditë që të shpallen zgjedhjen e parakohshme.  Zgjedhjet duhet të mbahen gjithësesi afër stinës së pranverës. Muaji mars është kur zgjedhjet duhet të mbahen”, thotë Lekaj, për tesheshi.com.

Edhe Zafir Berisha, deputet i NISMA-s për Kosovën mendon se vendi në muajin mars do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

zafir-ok-copy

“Rrethanat politike siç janë duke rrjedhë, muaji mars do të jetë vonë për zgjedhje. Mendoj se marsi nuk mund të tejkalohet sepse koalicioni qeverisës është i dështuar sepse përkundër numrave nuk po arrinë të kalojë shumë gjëra që i ka vë vetes si përgjegjësi”, thotë Berisha, për tesheshi.com.

“Maksimumi në qershor, qytetarët u drejtohen kutive të votimit”

Pavarësisht kërkesës së shpejtë të opozitës për zgjedhje, burime të portalit tesheshi.com bëjnë të ditur se zgjedhje do të ketë vitin e ardhshëm, pasi nuk mund të mbijetojë koalicioni aktual duke parë pakënaqësitë, por që zgjedhjet do të mbahen në muajin qershor e jo në muajin mars.

“Sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet do të mbahen në muajin qershor të vitit të ardhshëm. Dy partitë në opozitë AAK e NISMA veç kanë nisur diskutimet me partinë e parë në vend PDK-në për mundësinë e krijimit të koalicionit të ardhshëm qeverisës. Arsyeja pse pritet të mbahen në qershor e jo më herët është se do të ketë kohë më shumë për përgatitje, kurse moti është më i favorshëm. Është përmendur si opsion edhe muaji mars, por koha është e ftohtë dhe është rrezik të organizohen sepse mund të ketë dalje jo të madhe të qytetarëve në votime. Por, një gjë është e sigurt, koalicioni aktual nuk mund të çojë mandatin deri në fund pasi ka përplasje e mospajtimeve të thella mes dy partive që po e udhëheqin vendin”, thotë burimi, i tesheshi.com.

Megjithatë, pavarësisht thirrje të vazhdueshme të opozitës, partia e kryeministrit Isa Mustafa, LDK-ja, vazhdon të besojë se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të reja deri në vitin 2018-të, kur edhe parashikohen të mbahen sipas kalendarit zgjedhor.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni në një intervistë të dhënë së fundmi për tesheshi.com ka thënë se për zgjedhjet e reja duhet të vendosin organet e dy partive që e udhëheqin vendin, pra PDK-së e LDK-së dhe jo individë të caktuar.

Nga Blendi Gashi/tesheshi.com

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Kopja e vetme e librit të parë zanor është gjendur në Kanada

Kopja e vetme e librit të parë zanor është gjendur në Kanada

Prezantohet projektbuxheti i 2017-ës, e kundërshton PDK: Nuk ka vizion ekonomik

Prezantohet projektbuxheti i 2017-ës, e kundërshton PDK: Nuk ka vizion ekonomik

Ushqimet që duhet të evitoni nëse vuani nga migrena

Ushqimet që duhet të evitoni nëse vuani nga migrena

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni