Partia Demokratike e Kosovës, ose ndryshe PDK-ja e Thaçit që tashmë drejtohet nga Kadri Veseli, nisi sot Konventën e VII-të të cilësuar të “jashtëzakonshme zgjedhore”, që do të pasohet me votimin për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Fjalën e hapjes e mbajti numri dy, Hajredin Kuçi, i cili renditi ato që i konsideroi suksese historike të Kosovës nëpërmjet rolit të partisë së tij.
Sakaq, Kadri Veseli shpalli zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PDK-së, dhe mendohet që do jetë pikërisht ai njeriu që do e pasojë Thaçin, tashmë president, në krye të kësaj partie. /tesheshi.com/