Partia Demokratike nuk ka ngurruar të vijojë akuzat e saj në drejtim të deputetit socialist Sadri Abazi, për të cilin thotë se është vënë në shërbim të fushatës elektorale në Dibër për shkak se faturës së majmë të korrupsionit nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Sipas zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa Edi Rama i ka dhënë Sadri Abazit dhjetëra tenderë për një vit dhe ka pranuar ofertën e tij më të lartë në çdo rast. Sipas saj, 1 miliardë lekë është diferenca dhe është fatura e korrupsionit të Edi Ramës.
“Prej tre vitesh, me këtë skemë, pasuritë e buxheti i vendit shkojnë për Edi Ramën e kusarët e tij, për popullin mbetet varfëria, burgu ose emigracioni”, tha ajo. /tesheshi.com/