PD vendos përfundimisht që ta hetojë Saimir Tahirin dhe parlamentarisht. Por më tepër se Tahirin, të hetojë partinë e tij, që sipas demokratëve e shpëtoi nga gjykimi.
Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, u vendos për dorëzimin e kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor rreth figurës së Tahirit dhe sjelljes politike ndaj tij nga ana e mazhorancës.
“Ndërhyrja e mazhorancës në skandalin Tahiri-Habilaj, do të jetë pjesë e këtij hetimi parlamentar për të ekspozuar qartësisht jo vetëm mekanizmin që çoi në kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës dhe masat e dështuara që përgjegjësit të mos dalin para drejtësisë. Ky do të jetë objekti i komisioni hetimor parlamentar, kërkesa për të cilën dorëzohet sot”, tha Basha.
Tashmë pritet se si do reagojë mazhoranca ndaj kësaj kërkese. Siç dihet, “Tahiri” është karta më e fortë e opozitës në luftën e saj politike. /tesheshi.com/