PD ka denoncuar në SPAK konçensionin e check up-it të qeverisë së Ramës, duke përfshirë në të disa emra. Sipas opozitës, në këtë koncension ka të dhëna për afera korruptive.
“Sipas provave të administruara rezulton se Ministria e Shëndetësisë, ka pasur ngut të pashpjegueshëm për të përfunduar, në mënyrën e parapërcaktuar, këtë procedurë koncesionare.
Ajo ka prezumuar mungesën e ankimit nga operatorët e tjerë, fakt ky që provon se e gjithë procedura koncesionare ka qenë fiktive dhe fituesi ishte paracaktuar”, thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
PPP-të në shëndetësi kanë qenë një prej praktikave të njohura të qeverisë Rama që në mandatin e parë, duke u bërë dhe “kalë beteje” politike nga ana e PD-së.
Nga ana tjetër, ish-ministri Beqaj, njeriu që punoi me to, i ka mbrojtur fuqimisht në media, duke i përfligjur nga cilësia e shërbimit që sipas tij është ofruar, e po ashtu nga efektiviteti financiar. /tesheshi.com/