Partia Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama tentoi dje të manipulonte opinionin publik, duke sajuar në mënyrë banale një fabul me një video nga takimi i z.Basha me banorët e Klosit.
Sipas zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, në çdo cep të vendit, revolta ndaj Edi Ramës, varfëria që ka sjellë, vjedhjet dhe abuzimet e tij, kanë shkaktuar revoltë, dhe kudo njerëzit shprehen kundër tij, siç ndodhi në Klos.
“Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të ndonjë mercenari të tij mediatik, është provë e qartë e krizës së thellë ku ai ndodhet”, – tha Zhupa.
Në emër të PD-së ajo u shpreh se Edi Rama e di fare mire se ka humbur besimin e qytetarëve dhe se shumica e shqiptarëve madje edhe e socialisteve janë të revoltuar nga keqqeverisja, ndërkohë që populli është zhytur ne varfëri, papunësi dhe dëshpërim. /tesheshi.com/