Edhe pse OSHEE e përgënjeshtroi një ditë më parë akuzën për dhënie tenderi djalit të deputetes socialiste Valentina Leskaj, për trajnim stafi kundër stresit në punë, Partia Demokratike nuk është tërhequr.
Sot ishte rradha e deputetes Albana Vokthi për të theksuar edhe një herë se tenderi nga OSHEE-ja iu dha djalit të deputetes Leskaj.
Dhe këmbënguljen demokrate, ajo e përligji me një dokument që sipas opozitës vërteton tenderin e dhënë:
“Dhe del tani, kryehajduti i OSHEE, Ardian Çela, e thotë se kjo nuk është e vërtetë. Operatori i shpërndarjes së energjisë, formulari i njoftimit të fituesit, ku thuhet se është shpallur fituesi ABKONS e Besnik Leskajt.”
/tesheshi.com/