PD ka paralajmëruar bojkotin e parlamentit, me argumentin se nuk kanë ç’bëjnë aty gjersa nuk u pranohet vettingu i tyre në politikë. Për nr.2 Paloka, i cili e bëri të qartë strategjinë e re, atë që mund të quhet dhe e rrugës, nuk ka asnjë arsye që opozita të vijojë jetën parlamentare.
“Do të reagojmë në formë tjetër. Absolutisht jashtë parlamentit. Në cilin parlament të shkojmë ne? Në atë parlament ku janë përdhunuesit, ata që mbrojnë përdhunuesit, përfaqësuesit e krimit, aty të shkojmë dhe ne, të bëhemi fasadë që Rama të bëjë ato batutat e tij bajate që i janë shpifur dhe neveritur kujdo. Për këtë duhet të shkojmë ne në parlament?!”
Sipas Palokës, Rama rrëzohet vetëm në rrugë.
“Ajo që duhet të bëjë opozita është që përveç pjesës që i takon dhe e bën çdo ditë, denoncimin e skandaleve të kësaj qeverie, është që duhet t’i bëjë thirrje popullit të dalë në rrugë dhe të rrëzojë këtë qeveri. Populli e rrëzon. Se ka shumë aludime, ça bën opozita, ku është opozita, pse nuk reagon. Opozita, nëqoftëse ju mendoni se 40 deputetë që jemi ne në parlament do të rrëzojmë Edi Ramën me ‘frymën e shenjtë’, kjo nuk ndodh”, deklaroi politikani i lartë i opozitës. /tesheshi.com/