Miratimi i një rezulote proserbe në Këshillin e Europës, është shndërruar në çështje politike në Tiranë. Opozita e ka konsideruar n/kryetaren e Kuvendit, Valentina Leskajn, si shkaktare të asaj që ndodhi në sallën e KiE-së, pasi nuk ka qenë e pranishme në momentin e votimit.
“Por miratimi i draft-Rezolutës në komitetin politik të këshillit të Evropës ka kaluar pa praninë e të vetmes përfaqësuese të Shqipërisë në këtë komitet zonjës Vlentina Leskaj.
Amendamentet e Serbisë mund të ishin rrëzuar nëse zëvendës-Presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE të kishte përgjegjësinë e pjesëmarrjes në komitetin politik, aq më tepër që përfaqësuesi i Shqipërisë është edhe më i domosdoshëm në mungesë të përfaqësimit të Kosovës”, tha Kreshnik Çollaku, kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme.
Sipas Çollakut, pas rrëzimit të Kosovës në UNESCO, ky është i dyti dështim i qeverisë shqiptare, diplomacisë së saj, përballë çështjeve të mprehta që kanë të bëjnë me Kosovën në arenën ndërkombëtare. /tesheshi.com/