Partia Demokratike, ka denoncuar atë që e quan dorovitje qeveritare për Sadri Abazin, deputetin e njohur të PS-së. Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa renditi një listë, që sipas forcës politike që ajo përfaqson, përbën akuzën më të fortë për qeverinë “Rama” se si e shpërblen me miliona njeriun e saj.
“12 miliardë lekë ka marrë për një vit, një shumë që do të mjaftonte si pagesë papunësie për 15 mijë familje në Dibër. Ja disa nga dorovitjet për një vit:
OSHE, 940 milionë lekë për Sadriun
Ministria e Mirëqënies, 440 milionë lekë
Drejtoria e rrugëve, 562 milionë lekë
Bashkia Kavajë, 1 miliardë e 390 milionë lekë
Bashkia Patos, 120 milionë lekë
Bashkia Peqin, 180 milionë lekë
Bashkia Pukë, 230 milionë lekë
Bashkia Librazhd, 84 milionë lekë
Bashkia Librazhd, 480 milionë lekë
Bashkia Tiranë, 1 miliardë e 840 milionë lekë
Bashkia Dibër, 870 milionë lekë
Bashkia Dibër sërish, 1 miliardë e 720 milionë lekë
Sërish Bashkia Dibër, 780 milionë lekë.
Në të gjitha rastet, oligarku i Ramës paraqitet me ofertën më të lartë. Merr gjithë fondin e vënë në dispozicion. Nuk ka garë, kushdo që paraqitet përballë tij skualifikohet. Shumë prej tyre Sadriu i kap si operator i vetëm. Vetëm në Dibër për një vit Sadriu ka marrë 3 miliardë lekë, pra ka marrë të gjithë buxhetin e Bashkisë”, u shpreh Zhupa.
Më tej zëdhënësja Zhupa tha se Sadriu pasi u merr paratë e dibranëve, shkon atje për t’u marrë dhe votën, për ta blerë atë ku të mundet sepse ai është i përbuzur nga çdo dibran. /tesheshi.com/