Kreu i PD-së Lulzim Basha ka rënë dakord me ambasadorët dhe opozita do të votojë parimisht pro nesër në Komisionin e reformës në Drejtësi.
Vendimi do të bëhet pas takimit që ambasadorët do të kenë me grupet parlamentare.
Pas votimit në parim komisioni do të votojë një e nga një të gjitha nenet e reformës.
Siç mësohet në këtë fazë PD do të kundërshtojë dhe kërkojë ndryshimin e disa pjesëve, siç janë ato për Gjykatat e Larta.
Por diskutimi për këtë pjesë nuk do të bëhet në public porn ë negociata diplomatike.
Partia Demokratike do të bëjë të ditur një qëndrim të saj publik, ku do të detajojë se cilat nga pjesët e reformës ajo kundërshton dhe kërkon t’i ndryshojë.
Një prej çështjeve politike ende të pazgjidhura është ajo se, me çfarë shumice zgjidhen disa prej anëtarëve në institucionet e reja kyçe, që krijohen në sistemin e drejtësisë.
/tesheshi.com/