Partia Demokratike ka vendosur të hapë proçes penal ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar që ky i fundit ka paguar 80 mijë euro por një foto me Obamën. Dhe sipas PD-së, ky është një krim federal, duke iu referuar legjislacionit amerikan.
Fjala është për biznesmenin shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu, i cili ka paguar shumën në fjalë gjatë fushatës së Obamës për mandatin e dytë të këtij të fundit, gjë që përbën një shkelje të ligjit amerikan. Dhe përflitet se kjo shumë, ka shkuar për një foto të Ramës me kreun e Shtëpisë së Bardhë, në kushtet kur politikani shqiptar ishte në opozitë.
Por nga Zyra e Shtypit e shefit të qeverisë shqiptare, kjo është mohuar.
Por PD thotë se do t’i shkojë deri në fund këtij skandali, siç e quan ajo.
Dhe kështu, ajo ka vendosur të hapë një proçes penal, duke hapur një herësh dhe një front të ri të betejës opozitare ndaj qeverisë dhen Ramës nominalisht. /tesheshi.com/