Partia Demokratike edhe pse ka shpallur bojkotin e zgjedhjeve të 18 qershorit rezulton se ka marrë një shumë të konsiderueshme parash nga fondi shtetëror për zgjedhjet parlamentare të dekretuara nga Presidenti Bujar Nishani.
Siç bën të ditur Open Data, një OJF që monitoron lëvizjet e parave të shtetit, në llogarinë e PD-së në thesarin e shtetit janë depozituar 87 milionë e 274 mijë e 533 lekë të reja.
Të gjitha transferimet janë bërë brenda muajit prill dhe më e fundit ka ndodhur para pak ditësh pra më 21 prill.
Bie në sy fakti se të gjitha transfertat nuk janë bërë në llogarinë e selisë qendrore të Partisë Demokratike, por degës së saj të Tiranës.
Përveç pesë llogarive të fondit të 18 qershorit, PD ka marrë edhe 4 fonde nga zgjedhjet e kaluara që kapin shumën e 41 milionë lekë të reja.
Sipas ligjit të financimeve PD do të duhet të kthejë lekët një për një nëse nuk merr pjesë në zgjedhje. Por fakti që ka patur gadishmëri për t’i tërhequr paratë, tregon se paralajmëimi për bojkot është thjesht pjesë e lojës politike me emrin “çadër”. /tesheshi.com/