Opozita në Shqipëri po e akuzon së fundi shefin e qeverisë Rama, lidhur me blerjen e një sërë atomjetesh të tipit Jaguar, për nevoja qeveritare.
Nga selia blu, deputetja Albana Vokshi, që Rama e thërret me sarkazëm dhe Pamela (Pamela Anderson), i bëri me dije opinionit një dokument qeveritar që sipas saj tregonte aferën e re të kryeministrit, shoqëruar me komentin përkatës:
“Është një aferë e pastër, sepse që nga përcaktimi i markës së makinës Jaguar, e deri tek lloji i saj më i fundit, të gjitha këto të shkruara e zeza mbi të bardhë, tregojnë se Edi Rama ka vendosur t’i marrë mjetet e shtrenjta tek miku i tij, Agron Papuli”. Dokumenti qeveritar përcakton llojin e makinës, detyrimisht dhe vendin ku duhet marrë, pasi dihet se këto automjete në Shqipëri i ka koncesionari i Agron Papulit, mikut të Edi Ramës”.
Deputetja Vokshi e mbylli deklaratën e saj duke e etiketuar qeverinë si një “bandën e hajdutësh, që po shtojnë luksin”. /tesheshi.com/