Është rikthyer sërish debati mbi pretendimet greke për të rënë të saj në të ashtëquajturin Epir të Veriut, pra tokën shqiptare.
Ish-numri 2 i i parlamentit grek, George Sourlas ka deklaruar se pa u zhvarrosur 423 ushtarët grekë të vrarë në vitin 1940 në “Epirin e Veriut”, Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian. Siç bëhet me dije nga media të ndryshme, deklarata e tij është bërë gjatë një ceremonie në Kallamata, ku Sourlas ka thënë se nuk ka më vend për durim dhe tolerancë nga të afërmit e të rënëve.
“Ne nuk kemi kërkuar as tokë dhe as para nga Shqipëria. Së fundmi kanë shembur dhe një kishë, dhe në Himarë nuk ka më një shkollë greke. Shqipëria duhet të përmbushë marrëveshjen e vitit 2010 nëse do që të bëhet pjesë e BE-së. Duhet të respektojë të drejtat e njeriut, të diktuara nga traktatet ndërkombëtare. Për ta bërë më të qartë, Shqipëria nuk mund të hyjë në BE pa përmbushjen e kësaj çështjeje”, është shprehur Sourals, njëherësh dhe deputeti i parlamentit grek.
Siç dhe mund të kuptohet, të tilla reagime nervoze vijnë pas incidentit me kishën e Dhërmiut, bashkimit të Himarës mes Vranishtin lab në ndarjen e re territoriale, si dhe pas anullimit të paktit detar. /tesheshi.com/