Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder pritet të drejtojë kompaninë gjigande ruse në sektorin e naftës “Rosneft”.
Pavarësisht kritikave, Schroder ka kandiduar për këtë pozicion.
Madje, ish-kancelari gjerman është nominuar edhe nga qeveria ruse, që është aksioneri numër një i “Rosneft”.
Kompania në fjalë përfshihet në listën e saksioneve që BE i ka vendosur Rusisë që pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, por kjo nuk e ka penguar aspak ish-kancelarin socialdemokrat.
Kandidati për kancelar Martin Schulz është distancuar nga kancelari i vjetër, ndërsa Schroder ka theksuar disa herë se posti i tij do shërbejë për të përmirësuar marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Rusisë.
Schroder njihet si mik i vjetër i presidentit rus Vladimir Putin. Ish-kancelari mbështet dhe ka lobuar për projektet ruse të natës dhe gazit. /tesheshi.com/